Krateri i nje vendbanimi neolitik ne fshatin Vashtmi te Korces eshte demtuar nga ndertimet.

Ky pretendim vjen nga ana e Muzeut Arkeologjik te Korces ku sipas pergjegjesit, Florenc Cenolli ne kete territor ndodhet ne nje shtrirje te gjere nje vendbanim i neolitit te hershem.

Rrethimi i zones ku shtrihet vendbanimi dhe hedhja e inerteve mbi te ka bere qe Drejtoria e Muzeut Arkeologjik te Korces te kerkoje pezullimin e punimeve.

"Ne gjetem disa qeramika qe datonin ne Neolitin e hershem. Sot erdha dhe gjeta zonen te mbuluar", thote Cenolli.

Pronari i truallit Luanar Belishta thote se nuk ka qene ne dijeni te faktit se ne truallin e tij ku jane kryer ndertime ka ekzistuar me pare nje vendbanim qe i perket monumenteve te kultures dhe ka vlera arkeologjike.

Ne kete zone ku ndodhet i pozicionuar vendbanimi i hershem mijera-vjecar jane kryer germimet e para ne vitin 1974 nderkohe qe sipas Cenollit vitin e ardhshem do te zhvillohet nje ekspedite kerkimore ne nje etape te dyte.











AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code