Shpallet në kërkim kreu i OMONIA-s Naum Disho, ndërsa dyshohet se ai mund të jetë arratisur drejtë Greqisë.


Ditën e sotme, policia ka dërguar një grup efektivësh për të kryer arrestimin, ndërsa ai nuk ka lënë asnjë gjurmë.


Ndërkaq, dy ditë më parë, Gjykata e Apelit rrëzoi kërkesën e kreut të OMONIA-s për qarkun e Korçës, Naum Disho, për shtyrjen e vendimit për arrestimin e tij.


Avokati i tij kërkoi që vendimi për arrestimin e tij të shtyhet edhe për 6 muaj, pasi Disho kishte shfaqur probleme shëndetësore. Por Gjykata e Apelit në Korçë la në fuqi dënimin me një vit burg për këtë të fundit, e njëjta masë që caktoi për të edhe Gjykata e Shkallës së Parë.