Fermerët në Qarkut e Korçës kanë rritur ndjeshëm eskportet e prodhimeve bujqësore, drejt vendeve fqinje. Produkte si qepa apo patatja kanë qenë më të kërkuarat në tregun maqedonas, kosovar dhe atë kroat. Në fshatin Nizhavec të Pogradecit, fermerët thonë se ndryshe nga sezoni i kaluar, këtë vit prodhimi nuk është magazinuar, por është tërhequr direkt nga grosistët.

Fermer “Nuk e kam sjellë në shtëpi fare prodhimin, kanë ardhur dhe e kanë marrë direkt në arë, 250 kuintal qepë. Kam shitur 50 kuintalë qepë dhe me leverdi të madhe.”

Sipas autoriteteve rajonale të bujqësisë, mbështetja ndaj fermerëve dhe orientimi drejt prodhimeve BIO ka shtuar ndjeshëm kërkesën për prodhimet shqiptare.

Adrian Maho, Drejtor i Drejtorisë Rajonale të Bujqësië “Prodhimet BIO dhe ulja e kostove, ka bërë që produktet të jenë edhe të një cilësie të mirë edhe të konkurueshme në tregun rajonal.”

Në rajonin e Korçës për këtë vit janë mbjellë rreth një mijë hektarë me qepë dhe dy mijë e dyqind hektarë me patate. Rritja e kërkesës për prodhimet bujqësore ka bërë që shumë prej fermerëve të mendojnë për shtimin e sipërfaqeve të tyre.