Koreja e Jugut e ka nisur mirë aventurën e saj në Kampionatin botërorë ‘Afrika e Jugut 2010’. Koreanët të shtunën kanë shënuar fitore me plotë meritë në ndeshjen e parë të Grupit B Greqinë, me rezultat 2:0.



Skuadra e udhëhequr nga Huh Jung-Moo ka kaluar në epërsi prej 1:0 në minutën e 7-të të ndeshjes me golin që e shënoi Jung-Soo Lee, pas një ndërprerje.



Koreja e Jugut ka dominuar në fushë gjatë gjithë pjesës së parë të takimit në përballje me grekët. Mirëpo, koreanët gjatë kësaj pjesë-loje nuk mundën të krijojnë më shumë sesa vetëm një rast të mirë për ta shtuar avantazhin. Një rast të tillë të mirë Koreja e Jugut e pati në minutën e 28-të, kur Chu-Young Park u gjend përballë portierit grek, i cili ia doli ta evitoj këtë rrezik për ekipin e tij. Ndërsa, Greqia gjatë pjesës së parë nuk e pati asnjë rast të vetëm të mirë për gol që ia vlen të theksohet.



Koreja e Jugut furishëm e nisi edhe pjesën e dytë të këtij takimi. Kështu, në minutën e 52-të të ndeshjes, skuadra kuq e bardh shtoi avantazhin në 2:0, me golin që e realizoi Ji-Sung Park, pas një gabimi që e bëri mbrojtja e Greqisë.



Pas këtij goli të pësuar, Greqia nuk kishte çka të humb më, andaj filloi t’i bëj presion më të madh Kores së Jugut, por mbrojtja e kësaj të fundit ishte e pathyeshme. Madje, në minutat e fundit koreanët i patën edhe dy-tri raste tjera, por që nuk i shfrytëzoi si duhet. Kështu, ndeshje u mbyll me rezultat përfundimtar, 2:0.