Videoja e këngës së re të PSY, Gentleman është ndaluar të transmetohet nga televizioni publik i Koresë së Jugut.


E gjitha kjo ka ardhur për shkak të skenës hapëse të videos, ku PSY godet me këmbë një kon ku shkruhet ndalohet parkimi. Kjo është konsideruar nga autoritetet si abuzim me pronën publike.


Ndërkohë, PSY është vlerësuar nga presidentja e Koresë së Jugut Park Geun Hye për vendosjen e një shembull kundër piraterisë, duke paguar koreografët që kanë punuar për lëvizjet në videon e tij.


Presidentja vlerësoi këngëtarin për njohje të vlerës së krijimtarisë së njerëzve të tjerë, në një vend si Korea e Jugut, ku pirateria është e shfrenuar.


Për shkak të përmbajtjeve të papërshtatshme, PSY është përplasur disa herë me autoritet në Korenë e Jugut gjatë krijimtarisë së tij. Vlen të përmendet edhe gjoba që ai ka marrë për shkak të shmangies së shërbimit të detyrueshëm ushtarak.