Një rojë bregdetare nga Koreja e Jugut është vrarë sot nga një peshkatar kinez, në një operacion për të kapur një anije kineze që po vepronte në ujërat e Koresë së Jugut.


Garda bregdetare e Koresë së Jugut tha se dy roje ishin vrarë në këtë operacion, që ndodhi në bregun perëndimor.


Deri më tani ka pasur një numër rastesh të anijeve kineze, që kanë humbur rrugën në ujërat e Koresë së Jugut, gjë që ka shkaktuar përplasje.