43-vjeçari besohet se ka ndërruar jetë pas një reaksioni alergjik të shoqëruar me atak astmatik. Amerikani me origjinë nga Libani mbuloi pushtimin e Irakut nga SHBA-të dhe rrjedhojat e tij për gazetën “Uashington Post”.

Ai fitoi çmimin “Pulitzer” në vitin 2004 dhe në vitin 2010, dhe u nominua për mbulimin e Pranverës Arabe në vitin 2011.

Shadid, folës i rrjedhshëm i arabishtes, ishte një nga tre gazetarët që u mbajtën peng më shumë se një javë nga mbështetësit e Gadafit në Libi mrasin e kaluar.

Ai ka shkruar tre libra, njëri prej të cilëve pritet të publikohet në muajin mars./Start/F. P/


                                                                                             2012-02-17 13:34