fiks fareKëshilli i Lartë i Drejtësisë ka vendosur lirimin nga detyra të kreut te Gjykates të Pukës, Shtjefën Lleshi pas aferës korruptive të publikuar në emisionin investigativ Fiks Fare ku shfaqeshin sekserë që merrnin para ne emër të tij për të liruar nga burgu disa persona të arrestuar. Ne vend te LLeshit ne krye te gjykates se Pukes eshte komanduar Bib Ndreca i ciki deri me tani ishte kreu i Gjykates se Tropojes.


KLD u mblodh pasditen e sotme, në një takim urgjent me dyer të mbyllura me praninë  e Presidentit të Republikës, nënkryetarit të KLD, ministrit të Drejtësisë dhe anëtarëve të tjerë në fokus të të cilit ishte pikërisht çështja ku ishte përfshirë kryetari i gjykatës së Pukës.


Prej 6 muajsh Shtjefën Lleshit i kishte mbaruar mandati i kryetarit, dhe ndodhej në krye të kësaj gjykatë i komanduar.


3 dhjetor 2013 (gazeta-Shqip.com)


Ky shkrim Korrupsioni, KLD liron nga detyra kreun e Gjykatës së Pukës, Shtjefën Lleshi u publikua me pare te Gazeta SHQIP.