Autoritetet vendase e ndërkombëtare thanë sot në Prishtinë se Kosova ka ardhmëri të sigurt evropiane dhe kjo është garantuar edhe më përkushtimin e Bashkimit Evropian ndaj saj në fushën ekonomike, politike dhe të sigurisë.


Në një takim ku u debatua procesi stabilizimit dhe para anëtarësimit të Kosovës me Bashkimin Evropian, u tha se kjo organizatë është në proces të zbatimit të Misionit më të gjerë në historinë e tij për të mbështetur sundimin e ligjit në Kosovë. Por, funksionimi i këtij misioni vazhdon të jetë temë debatesh ndërkombëtare.//ib