Perfaqesues te qeverise se Kosoves jane te bindur se Kosova nuk do te mbetet shume gjate i vetmi vend ne rajon qytetaret e te cilit nuk mund te udhetojne lirshem ne vendet e zones Shengen. Zyrtare te Komisionit Evropian thone se Kosova akoma nuk ka plotesuar kriteret per te marre zyrtarisht udherrefyesin per liberalizimin e vizave. Megjithate qeveria e Kosoves ne menyre unilaterale ka filluar plotesimin e kritereve qe kerkohen nga Komisioni Evropian dhe perfaqesues te saj jane te bindur qe kur Kosova ta merr zyrtarisht udherrefyesin kjo mund te pershpejtoje procesin e vleresimit nga KE.
Ministri i integrimeve evropiane Besim Beqaj thote se qeveria e Kosoves eshte e vetedijshme per shqetesimin e Komisionit Evropian rreth njerit prej kritereve baze qe duhet ta plotesoje Kosova sic eshte ligji per riparim dhe integrimi i te kthyerve por ai thote se ne ketedrejtim eshte shenuar perparim.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Ministri i integrimeve evropiane Besim Beqaj
Ne e kemi bere ligjin per ripranim kemi bere marreveshje bilaterale me shtetet te cilat duhet te kthejne qytetaret tone qe nuk e kane statusin e zgjidhur ne vendet e Bashkimit Evropian dhe keto marreveshje jane shume te qarta sa i perket te drejtes per azil dhe e qartesojne poashtu proceduren e kthimit nese merret nje vendim nga vendet perkatese thote Besim Beqaj. Ai shfaq friken se lenia e Kosoves jashte procesit te liberalizimit te vizave do te rrise frustrimin e qytetareve te Kosoves dhe ai nuk e perjashton mundesine qe qytetaret e Kosoves do te kerkojne rruge alternative per te udhetuar ne zonen Shengen.
Ne kemi pasur raste kur qytetaret tone ka shkuar dhe kane bere regjistrim fiktiv kane marre pasaporta dhe ata kane perfunduar ne vende te ndryshme te Unionit Evropian dhe ky eshte argument yne se cdo bllokim i qytetarit te Kosoves do te krijoje mundesine qe ata te gjejne rruge alternative thote Besim Beqaj.
Ekpertet e integrimeve evropiane nga ana e tyre thote se perfshirja e Kosoves ne procesin e liberalizimit te vizave do te marre kohe per faktin qe Komisioni Evropian duhet te gjeje nje zgjidhje sic thone siu-gerneris per Kosoven. Fatmir Curri ekpert per integrime evropiane thote se problemi qendron tek pese vendet qe nuk e kane njohur Kosoven si shtet.
Bildunterschrift
Ka veshtiresi ndermjet drejtorive te pergjithshme te vendeve te unionit. Derisa drejtoria e pergjithshme per zgjerim ne baze te axhendes se Selanikut eshte e perkushtuar per liberalizimin e vizave edhe per Kosoven jane drejtorite e pergjithshme te vendeve anetare qe merren me ceshtjet e brendshme dhe ceshtjet e gjyqesise te cilat hezitojne tia japin Kosoves udherrefyesin per liberalizimin e vizave thote Fatmir Curri. Ai thote se pa filluar Komisioni Evropian qe te vleresoje kriteret e permbushura nga ana e Kosoves fillimi i procesit te liberalizimit te vizave vetem sa do te vonoje edhe me shume.
Sidoqofte zyrtare te qeverise se Kosoves thone se pavaresisht faktit qe vendi akoma nuk e ka marre zyrtarisht udherrefyesin per kriteret e liberalizimit te vizave ajo do te vazhdoje te permbushe kriteret. Tashme minisitria e puneve te brendshme ka hapur tenderin per prodhimin e pasaportave biometrike dhe sipas ministrit te puneve te brendshme Bajram Rexhepi prodhimi i pasaportave biometrike do te nise ne fillim te vitit te ardhshem
Autor Bekim Shehu
Redaktoi Aida Cama