Festa e Kurban Bajramit po kremtohet ne Kosove nen thirrjet per paqe e tolerance dhe ruajtje te bashkimit fetar e politike kundruall procesit politike ne vend. Mijera besimtare moren pjese ne ceremonine e faljes se bajramit gjate te ciles kryetari i Bashkesise Islame te Kosoves Myftiu Naim Ternava tha se parimet e islamit synojne krijimin e nje shoqerie te shendoshe dinjitoze e humane me vlera te larta te nje shoqerie te barabarte ku te gjithe njerezit pa dallim do te gezonin lumturine shpirterore e materiale.


Dite qe bashkon zemrat e myslimaneve ne gjithe boten per te perjetuar gezimin e harene. Duke falenderuar Allahun per begatit ne kete bote per krijesen me te persosur njeriun. Festa e Kurban Bajramit per besimtaret perben keshilla e porosi te cilat e ndihmojne besimtarin per organizimin e jetes ne kete bote ne perputhje me porosite e Kuranit ngase jeta e njeriut duhet te permbaj me vete vlerat me sublime tha myftiu Ternava.


Zevendesi i Ipeshkvit te Kosoves Don Lush Gjergji u percolli udheheqesve te Bashkesise islame dhe besimtareve urimet per paqe e dashuri mes njerezve


Kemi ardhur qe vellezerve e motrave tona Bashkesise Islame nga zemra tiu urojme Kurban Bajramin me deshira qe festat tona te perbashketa ta perforcojne gjithnje e me teper vellazerine tone gjithe shqiptare dhe dialogun tone nderfetar i cili e ka nje begati nje tradite nje histori dhe nje kulture shume shekullore tha zevendes Ipeshkvi i Kosoves Don Lush Gjergji.


Ne urimet e tyre per Kurban Bajramin edhe udheheqesit politike te vendit vune theksin ne perkushtimin ndaj nje te ardhmeje me te mire per te gjithe qytetaret e vendit dhe ruajtjen e tolerances fetare e etnike.


Ne ishim te myftiu i Kosoves ne Bashkesine Islame per ti shprehur urimet me te perzemerta ne emer timin por edhe te institucioneve qe perfaqesoj dhe permes Bashkesise Islame gjithe qytetareve mysliman te Republikes se Kosoves u deshirojme fat mireqenie begati dhe nje jete me te mire per te ardhmen tha Presidenti ne detyre Jakup Krasniqi.


Kjo eshte nje feste e bashkimit solidaritetit miqesise e dashurise dhe une dua te besoj se per Kosoven do te kete vetem dite me te mira mireqenie me te lart sociale prandaj edhe nje here falenderoj myftiun Ternava dhe Bashkesine Islame per rolin e tyre shume konstruktiv ne kultivimin e tolerances fetare ne Kosove tha kryeministri ne doreheqje Hashim Thaci.


Falenderoj per gjithe ate cfare Bashkesia Islame po jep per zhvillimin e tolerances per marredhenie te mira te qytetareve te Kosoves jo vetem ne suaza te fes myslimane por per nje korrelacion te forte te gjithe besimtareve ne Kosove per kultivimin e sakrifices edhe te vullnetit te mire te qytetaret qe eshte nje veti e jona tha Kryetari i Prishtines Isa Mustafa.


Edhe udheheqes te institucioneve nderkombetare e partive politike pergezuan besimtaret duke vene theksin ne perpjekjet e perbashketa per sic thuhet ndertimin e demokracise e qendrueshmerise ne vend dhe ne rajon.