Deklaratat e autoriteteve serbe per mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare dhe lokale edhe ne territorin kosovar me popullsi serbe bene qe gjate dites se djeshme te mblidhej Kuvendi i Kosoves i cili se shpejti pritet te deklarohet kunder mbajtjes se ketyre zgjedhjeve. Grupet parlamentare gjate seances kerkuan deklarimin e legjislativit per kete ceshtje. Grupet parlamentare kerkuan qe legjislativi te dale me qendrim kunder mbajtjes se tyre madje nje nga deputetet e Lidhjes Demokratike te Kosoves propozoi qe ne seancat e kesaj jave te miratohet nje rezolute megjithate ky propozim u hodh poshte nga kryeparlametari Jakup Krasniqi, i cili e cilesoi kete ceshtje si te rendesishme, por jo urgjente. Por edhe ne radhet e perfaqesuesve serbe te Kosoves kane filluar percarjet per mbajtjen e zgjedhjeve serbe. Disa kane shprehur mendimin se zgjedhjet duhet te mbahen dhe te tjere i kane konsideruar ato si te paligjshme. Nebojsha Jovic, nga Keshilli Kombetar Serb, ka pranuar se eshte shprehur deshira qe zgjedhjet lokale te Serbise, te parapara per 11 maj, te njihen nga administrata e Kombeve te Bashkuara dhe ne kete menyre ato mund te konsiderohen te ligjshme. Megjithate, Jovic tha se UNMIK-u ka hequr dore nga pergjegjesite qe ka pasur dhe i ka transferuar ato tek institucionet vendore, te cilat nderkohe jane shnderruar ne institucione te nje shteti jolegjitim. "Kemi UNMIK-un, i cili nuk mund te shpalle me zgjedhjet, sepse ka hequr dore nga kjo e drejte nga ana tjeter kemi palen shqiptare e cila nuk mund te shpalle zgjedhjet ne hapesirat e banuara me serbe",-tha Jovic. Sipas tij, i vetmi autoritet legjitim per t?a bere nje gje te tille eshte Serbia. Administrata e Kombeve te Bashkuara, e mbeshtetur nga Grupi i Kontakti dhe Bashkimi Europian, i ka konsideruar keto zgjedhje si te paligjshme dhe shkelje te Rezolutes 1244 te Keshillit te Sigurimit. Jovic nderkaq ka shprehur mendimin e tij lidhur me kete ceshtje. "Ne Rezoluten 1244 nuk ka fare hapesire per shpalljen e pavaresise se Kosoves dhe pikerisht ketu eshte shkelur kjo rezolute. Ne momentin kur vetem nje pale, ajo shqiptare, njihet si me te drejte per organizimin e zgjedhjeve, atehere ne duhet te kthehemi ne gjendjen e meparshme legjitime, qe do te thote se Serbia ka te drejte per organizimin e ketyre zgjedhjeve", - u shpreh Jovic.

Oliver Ivanovic nga Lista Serbe per Kosoven ka pranuar gjithashtu se ekziston nje domosdoshmeri e madhe qe serbet te kene lidere te zgjedhur dhe jo vetem te emeruar, por shansin per nje gje te ketille, serbet e kane leshuar me mospjesemarrjen e tyre gjate zgjedhjeve te 2007-es ne Kosove. "Zgjedhjet lokale serbe ne Kosove qe ne fillim do te jene kunderthenese, sepse ne aspektin teknik nuk jane te pergatitura si duhet, kurse regjistrat zgjedhore per serbet e Kosoves jane te vitit 1996", - eshte shprehur Ivanovic.





18 Prill 2008