Pas tridhjete dite agjerimi, festen e Fiter Bajramit e kane kremtuar edhe muslimanet ne Kosoves.

Ne Prishtine, manifestimi qendror kushtuar Bajramit te Madh u mbajt ne xhamine e Qarshise, ku pas faljes se namazit, kreu i Bashkesise Islame, Naim Ternava dergoi mesazhe urimi per qytetaret dhe besimtaret muslimane ne Kosove.

Ne 9 te mengjesit, Myftiu Ternava organizoi pritjen tradicionale ne Seline e Bashkesise Islame te Kosoves.

Presidenti i vendit, Fatmir Sejdiu shprehu edhe njehere dedikimin dhe perkushtimin e perbashket te njerezeve per te cuar Kosoven perpara.

Ne Keshillin e Bashksise Islame te Prishtines edhe kete here jane dorezuar mijera euro nga kompani te ndryshme biznesi si dhe ndihma te tjera te cilat do t’u shperndahen familjeve ne nevoje.