Kushtetuta e Kosoves ka marre firmen e autoriteteve te Prishtines dhe nga qershori qe po afron, pritet te hyje ne fuqi, duke shenuar nje epoke te re per shtetin me te ri te botes. Kryetari i Komisionit Kushtetues, Hajredin Kuci, pohoi se "Kushtetuta e Kosoves eshte akt qe bazohet ne kushtetutat moderne te botes demokratike". Ai vuri ne dukje dhe se "ky akt juridik, eshte fryt i luftes dhe angazhimeve te vazhdueshme per shtetin e Kosoves". Kushtetuten e Kosoves e ka certifikuar dhe perfaqesuesi i BE-se ne Kosove, Peter Faith, mandati i te cilit eshte mbikeqyrja e zbatimit te planit te Marti Ahtisarit.


Projekti perfundimtar eshte nenshkruar ceremonialisht nga Komisioni Kushtetues. Me kete rast, Presidenti Sejdiu tha se Kosova po behet me nje Kushtetute moderne, me te cilen garantohet barazia e qytetareve dhe komuniteteve ne shoqerine shumetnike kosovare dhe me te cilen garantohet zbatimi i dokumentit te Ahtisarit, si baze e zgjidhjes se statusit te Kosoves. "Projekt-kushtetuta e Republikes se Kosoves deshmon edhe nje here perkushtimin e institucioneve dhe te popullit te Republikes se Kosoves, per te zbatuar ne teresi propozimin gjitheperfshires te presidentit Ahtisari dhe ne vecanti dispozitat qe kane te bejne me lirite dhe te drejtat e komuniteteve pakice ne Kosove. Keto te drejta e liri themelore jane te patjetersueshme e te pacenueshme dhe jane baze e rendit kushtetues dhe juridik te Republikes se Kosoves", tha Sejdiu.


Kushtetuta jep baze per institucione te qendrueshme, kurse konfirmon se kufijte e Kosoves dhe teresia e saj territoriale jane te paprekshme, te pacenueshme dhe te patjetersueshme, theksoi Sejdiu. Duke besuar se Kushtetuta e Kosoves jep baze te mjaftueshme juridike per nje ekonomi tregu dhe shfrytezim te resurseve te saj natyrore, Presidenti Kosoves tha se me kete akt juridik, Kosova po hap edhe nje kapitull te ri te saj ne historine e vet.


Nderkaq, Kryeministri Hashim Thaci vleresoi se Kushtetuta e nenshkruar sot, eshte vlere e lirise se Kosoves, qe sublimon te kaluaren, te tashmen dhe te ardhmen. "Kushtetuta eshte identiteti yne, sepse populli yne ka luftuar gjate per lirine. Kjo Kushtetute eshte dokumenti i garantimit te lirise. Kemi sakrifikuar gjate per kete dite. Kjo Kushtetute eshte dokumenti, eshte vula e shtetit te Kosoves. Kemi bere perpjekje te shumta dhe meritore per dinjitet e kjo Kushtetute i garanton cdo qytetari te Kosoves dinjitetin", theksoi Thaci.


Nenshkrimi i aktit me te larte juridik eshte pershendetur edhe nga shefi i Zyres Civile Nderkombetare ne Kosove, Pieter Feith. Ai tha se e ka certifikuar kete akt, pasi qe kishte vleresuar se Kushtetuta respekton ne teresi parimet baze te dispozitave te pakos se Ahtisarit. "Pas nje pune te madhe te te gjithe atyre qe ishin te perfshire ne kete proces, Kosova po behet me nje Kushtetute moderne", tha Feith, duke nenvizuar sidomos dispozitat per decentralizimin dhe te drejtat e komuniteteve, cka, sipas tij, do te ndikoje qe Kosova te jete me afer integrimeve evropiane.


Kur nisi puna per draftin


Kushtetuta e Kosoves ka filluar te hartohet qe ne fazen e bisedimeve per statusin. Dispozitat baze kushtetuese jane ne harmoni me parimet e pakos se Ahtisarit per statusin e Kosoves. Drafti i projekt-kushtetutes eshte certifikuar edhe nga shefi i Zyres Civile Nderkombetare, nderkaq me nenshkrimin e djeshem, tani i mbetet Kuvendit qe te caktoje seancen plenare kur do ta miratoje ate. Sidoqofte, hyrja ne fuqi e Kushtetutes se Kosoves mundesohet vetem pas perfundimit te fazes tranzitore, qe llogaritet te jete mesi i muajit qershor te ketij viti.