PRISHTINE- Mijera besimtare myslimane ne te gjithe Kosoven po festojne Kurban Bajramin ose sic njihet ndryshe Bajrami i Vogel.
Ata u mblodhen neper xhamite e shumta neper qytete e fshatra ne faljen e pare qe shenon fillimin e kesaj feste qe kremtohet nga myslimanet ne gjithe boten.

Ne Prishtine ceremonia kryesore u mbajt ne Xhamine e Madhe te kryeqytetit qe nisi ne oren 5 e 45 min me faljen e namazit te Sabahut.
Ne mesazhin e tij drejtuar opinionit te gjere kreu i Bashkesise Islame te vendit Myftiu Naim Ternava tha se Festa e Kurban Bajramit forcon ndjenjen e besimit te humanizmit dhe per ti dale ne ndihme atyre qe kane nevoje. Ternava u beri thirrje myslimaneve qe tua shtrijne doren njerezve qe kane nevoje per ndihme.

Nderkohe ne seline e Bashkesise Islame te Kosoves udheheqes me te larte te pushtetit dhe te partive politike jane pritur nga Myftiu Ternava. Ata i kane uruar atij dhe te gjithe besimtareve islame kete feste te solidaritetit e te mirekuptimit.

e.n/BalkanWeb