reforma175 milionë euro në katër vite.


Kaq do të shpenzojë qeveria shqiptare për vënien në jetë të reformës në drejtësi.


Gazeta Shqiptarja.com citon një dokument të Ministrisë së Drejtësisë, titulluar Strategjia Ndërsektoriale për Drejtësinë 2017-2020, miratuar edhe nga Këshilli i Ministrave që hedh dritë mbi faturën e reformës.


Pjesën kryesore të kostos e zë përmirësimi i bashkëpunimit ndërkombëtar përmes sistemeve elektronike.


Ai zë 81.5 milionë euo, për të vijuar me 53.5 milionë euro për pavarësinë dhe llogaridhënien, pra statusi i gjyqtarëve dhe prokurorëve.


20 milionë euro do të kushtojë demokratizimi që ka të bëjë me rritjen e mundësisë për punësimin e të burgosurve, reduktimi i mbipopullimit në burgje, forcimi i shërbimit të provës, etj..


Një pjesë e kësaj shume do të financohet nga Bashkimi Europian.