Kreu i grupit të Partive Popullore Europiane në Parlamentin Europian, Joseph Daul, politikani i cili rreth një muaj më parë u angazhua për zgjidhjen e konfliktit mes maxhorancës dhe opozitës viziton sot Shqipërinë. Joseph Daul pritet të zhvillojë takime me dhe kryetaren e kuvendit, Topalli. Në axhendën e kreut të grupit parlamentar të Partive Popullore nuk është përfshirë ndonjë takim me liderin e opozitës, Edi Rama.

Kjo vizitë vjen menjëherë pas përpjekjeve të Joseph Daul, por edhe kreut të grupit parlamentar të të majtëve të Parlamentin Europian, Martin Shulz për të gjetur një zgjidhje për situatën politike. Ishin pikërisht këta dy politikanë të rëndësishëm të Parlamentit Europian të cilët në 20 maj ulën në një tryezë në Strasburg, Edi Ramën dhe Sali Berishën duke ndihmuar në mbylljen e grevës së urise dhe rikthimin e opozitës në parlament. Por disa ditë më parë Daul dhe Zhulz pranuan se inisiativa e tyre dështoi duke i bërë thirrje klasës politike shqiptare të reflektojë dhe të gjejë konsensus. Në këtë kuadër padyshim situata politike do të jetë tema qendore e bisedimeve të Daul .