Biçikleta prej druri e krijuar nga hollandezi Jan Gunneweg, quhet Bough Bike dhe mendohet të sjellë një risi ekologjike. Por kosto shumë e lartë e kësaj biçiklete, mund të limitojë edhe shitjet. 

Në çdo rast, avantazhet që sjell kjo biçikletë, janë të shumtë, druri bën një përthithje të vibracioneve, një telajo e njëtrajtëshme që garanton lëvizjen jo të zhurmshme dhe komforti sigurohet nga përdorimi i materialit natyral. 

E menduar për të qenë një city bike, apo një biçikletë për në qytet dhe jo një biçikletë garash, ajo është një biçikletë që mund të personalizohet për cilindo që e përdor atë. 

Shoqëria që i ka prodhuar këto biçikleta, jep mundësinë për të zgjedhur mes 3 tipologjive ngjyrash, nga gomat dhe nga 3 lartësitë e ndryshme. Materiali që është përdorur për ta ndërtuar, është nga druri i rrënjëve që rriten në pyjet e Francës. 

Kjo nuk është një zgjedhje e rastësishme, duke u nisur nga fakti, se Franca është një nga vendet që ka më shumë pemë të mbjella se sa të prera. Pesha e kësaj biçiklete, është rreth 20 kg dhe mund të përdoret edhe në raste kur bie shi, pasi ka një rezistencë mjaft të mirë ndaj ujit dhe duhet trajtuar me një lloj të veçantë vaji, për mirëmbajtje. 

Problemi i vetëm i kësaj biçiklete prej druri, nëse mund ta quajmë problem, është çmimi i saj, i cili arrin gati 1600 dhe 1840 euro.


(v.gj/shqiptarja.com)