Julian SinanajGjykata e Krimeve të Rënda ka përfunduar shqyrtimin gjyqësor për bandën e vrasësve me pagesë të drejtuar nga Julian Sinanaj.


Mbi 7 të pandehurit e kësaj rëndojnë akuzat, si grup i strukturuar kriminal, akte terroriste, akte terroriste të mbetur në tentativë, vrasjes me paramendim, vrasjes me paramendim të mbetur në tentativë.


Krimet e Rënda kanë dënuar me 35 vjet burg Julian Sinanaj, nga të cilët 30 vjet do ti kryejnë në një burg të sigurisë së lartë dhe 5 vjet në një burg të zakonshëm; burgim të përjetshëm për Anton Mëhillajn; 8 vjet burg për Ndriçim Gjokondaj; 19 vjet burg për Marjon Mitron; 8 vjet burg për Albin Mexhajn dhe 5 burg për biznesmenin Ilir Karçinaj.


14 korrik 2016 (gazeta-Shqip.com)