Ndërsa këto ditë krimi po i merr frymën kryeqytetit, por jo vetëm, krerët e policisë shqiptare e kanë tjetërkund hallin.


Balkan Insight raporton se Shqipëria është përfshirë nga një valë krimesh në kulmin e sezonit turistik, ndërsa siguria në vend ka rënë ndjeshëm.


Por drejtori i Policisë së Tiranës, Bernard Çaushaj, sipas Shekullit, ka arritur të marrë gradën e lartë Drejtues i Parë dhe e ka marrë këtë gradë jo se ia ka dhënë një komision brenda strukturave policore, as pse e ka merituar, por sepse ia ka dhënë gjykata.


Çaushajt i ishte refuzuar ngritja në gradë nga Drejtori i Përgjithshëm, Hysni Burgaj, ndaj për këtë arsye i është drejtuar gjykatës.


Ekspertët thonë për Shekulli se është shqetësuese që tani gradat po i vendos gjykata, duke shmangur karrierën, por mbi të gjitha meritat.


Çaushaj e mori detyrën kur në Tiranë ndodhën dy krime të rënda, vrasja e Eleni Bashos dhe Megi Jakiçit, krime për të cilat nuk ka ende autor. Po ashtu në Tiranë janë vrarë disa emra të njohur të botës së krimit, por nuk ka asnjë autor.