Janes Intelligence Review



Grupet kriminale shqiptare po behen te njohura ne disa pjese te Shteteve te Bashkuara posacerisht ne Nju Jork ku ata gezojne krahasime me pese familje italo-amerikane te mafias. Pavaresisht dominimit te krimeve te grupit Kosa Nostra per nje kohe te gjate ne Shtetet e Bashkuara nje arrestim ne muajin korrik vuri ne pah se ky grup mund te mos jete e vetmja organizate e fuqishme dhe e dhunshme e tipit te mafias e cila vepron ne Nju Jork. Almir Rrapo shtetas shqiptar u arrestua nga policia shqiptare per tu ekstraduar me pas ne SHBA. Rrapo ka mohuar te jete anetar i organizates kriminale qe vepron ne Nju Jork si dhe ka hedhur poshte aktakuzen e SHBA-ve sipas se ciles ai ka qene pjese e grupit te fuqishem Krasniqi - pergjegjes ky per trafikim te droges dhe aktivitete te tjera kriminale. Ne muajin qershor 16 shqiptare u arrestuan gjate nje operacioni te FBI-se perkatesisht Departamentit te Krimit te Organizuar. Me vone ata u akuzuan per rrembim shantazh trafikim te narkotikeve grabitje dhe posedim armesh. Sipas dy padive te ngritura grupi Krasniqi ka nisur trafikimin e marihuanes nga viti 2003 dhe nuk ka nguruar te plackite edhe furnizuesit e vet. Organizata Krasniqi e perbere pothuajse ekskluzivisht nga imigrante shqiptare udhehiqej nga vellezerit Bruno dhe Saimir Krasniqi. Ajo operonte kryesisht ne Nju Jork Micigen dhe Konektikut.

Fusheveprimi evropian



Shkalla e ketij operacioni demonstroi shtrirjen ne rritje te grupeve kriminale shqiptare. Keto banda kane qene prej kohesh te njohura si problematike ne Evrope me organizatat e tyre qe kane karakter fisnor dhe brutal e qe mund te krahasohen me mafian siciliane.

Ne 10 vjetet e kaluar Europoli Keshilli i Evropes dhe organizata te tjera te ngjashme vazhdimisht kane terhequr verejtjen se grupet etnike shqiptare te krimit te organizuar perbejne kercenim serioz per BE-ne per shkak te perdorimit te dhunes ekstreme si dhe kalimit nga niveli i ulet i aktiviteteve kriminale te bashkepunimi me njesitet me te larta te krimit te organizuar nderkombetar. Ajo qe eshte risi ne kete drejtim eshte prania ne rritje e ketyre grupeve ne SHBA. Derisa kjo tregon se grupet shqiptare ne Nju Jork vazhdojne te operojne brenda struktures tradicionale fisnore shumellojshmeria e aktiviteteve ne te cilat jane te angazhuara dhe niveli i bashkepunimit me grupet e tjera kriminale tregon se ato po fillojne te operojne me shume si nje seri e rrjeteve kriminale sesa si nje organizate me strukture te rrepte hierarkie.

Nderlidhjet etnike

Tradicionalisht diaspora etnike shqiptare luan nje rol thelbesor ne lidhshmerine qe ekziston midis trafikuesve shqiptare ne mbare boten. Jane rreth tete milione shqiptare ne bote kurse vetem 3.5 milione prej tyre jetojne ne Shqiperi. Pas shperthimit te konfliktit ne Kosove me 1998 rreth 400 mije shqiptare vleresohet te kene emigruar nga Kosova si refugjate politike. Shqiptaret etnike nga Shqiperia dhe Maqedonia ndonese jo te prekur drejtpersedrejti nga konflikti ne Kosove shfrytezuan situaten u prezantuan si refugjate nga Kosova dhe emigruan. Nje prej motiveve pse mbahen lidhjet midis grupeve shqiptare kriminale eshte mundesia e strehimit ne Shqiperi. Interpoli ka vleresuar se ne 2009-en Shqiperia Kosova dhe pjesa veriperendimore e Maqedonise te gjitha keto pjese te banuara me popullate derrmuese shqiptare jane ne shume raste vende te sigurta per figurat kriminale shqiptare qe veprojne ne BE ose SHBA. Me shume se gjysma e krimineleve te njohur shqiptare ne BE dhe SHBA kane identitete te dyfishta ose te shumefishta - ne disa raste numri i ketyre identiteteve shkon deri ne 30.

Sipas zyrtareve te Interpolit identiteti i me shume se 40 per qind te krimineleve shqiptare te perfshire ne trafikimin e paligjshem te droges nuk eshte i konfirmuar.

Ne periudhen e pasluftes ne Kosove rregulloret e atehershme ishin instrumentalizuar nga kriminelet shqiptare per te perfituar identitete te ndryshme. Sipas atyre rregulloreve atebote nje individi i duheshin jo me shume se dy deshmitare per te konfirmuar identitetin. Dhe rasti i grupit Krasniqi ilustron me se miri rendesine e etnise. Nje shqiptaro-amerikan i njerit nga grupet kriminale shqiptare i ka thene revistes Shkelesit e ligjit shqiptaro-amerikane ne Nju Jork bashkepunojne ne vija etnike. Ata mbajne lidhje te ngushta me shqiptaret nga Maqedonia Shqiperia Kosova Kanadaja Italia dhe Venezuela. Pothuajse te gjitha pikat e kontaktit jane shqiptare qe jetojne ne vende te ndryshme. Bashkepunim ka edhe me kriminelet shqiptare nga Maqedonia ne furnizimin me heroine.

Aktivitetet kriminale

Sikurse edhe grupi Krasniqi bandat shqiptare ne Nju Jork kane demonstruar nje aftesi impresive per tu perfshire ne te gjitha format e aktiviteteve kriminale. Sipas zyrtareve policore dhe raportimeve te agjencive te zbulimit krimi shumekahesh eshte tipik per kriminelet shqiptare ne Nju Jork. Keto grupe mund te perfshihen ne forma simultane ne trafikimin e droges dhe te njerezve shpelarjen e parave tregtine me arme kontrabandimin e duhanit reketimin vrasje falsifikim te kredi-kartelave plackitje dhe krime te tjera. Mbi te gjitha grupet e ketilla jane zgjeruar gjithashtu ne biznesin e paligjshem te patundshmerive dhe ne trafikimin e organeve njerezore duke deshmuar kesisoj nje sofistikim kriminal ne rritje. Grupet shqiptare gjithashtu duket se jane perfshire ne tregtine shume fitimprurese te kontrabandimit me njerez me organizatat ne Nju Jork qe bartin emigrante te paligjshem nga Shqiperia per ne Meksike dhe prej andej ne SHBA. Sipas Interpolit ne vitin 2009 kriminelet shqiptare kane shfrytezuar te njejtat rruge per kontrabandim dhe te njejtat metoda si per njerezit ashtu edhe per drogat. Ne disa raste madje ata kane kontrabanduar njerez se bashku me drogat armet dhe duhanin.

Megjithate trafikimi me droge mbetet nje nga aktivitetet kryesore te grupeve kriminale shqiptare. Eshte nje tregti qe sjell perfitime te konsiderueshme dhe shfrytezon nderlidhjet nderkombetare midis bankave shqiptare. Sipas zyrtareve te Interpolit qe prej vitit 2004 trafikuesit shqiptare te droges kane forcuar lidhjet e tyre direkte me furnizuesit e heroines ne Afganistan Iran dhe Turqi. Ata kane nje rol ne rritje ne importim dhe distribuimin e dergesave substanciale te heroines qofte kur jane ne konkurrence me grupet kriminale nga Turqia qofte edhe kur jane duke i ndihmuar keto grupe. Ne disa qytete shqiptaret kane marre persiper gjithe shitjen e heroines se trafikuar nga shtetasit turq duke vene keshtu nen kontroll te gjitha periudhat e tregtimit me heroine nga dhe neper gjithe Ballkanin.

Grupet ne Nju Jork

Kjo perfshirje ne rritje ne tregtine me droge ka qene vecanerisht e dukshme ne Nju Jork e cila zanafillen e ka para disa dekadash. Gjate viteve 70 emigrantet shqiptare ne Shtetet e Bashkuara rekrutoheshin si postiere transportues dhe vrases te mafias italiane.

Duket se efikasiteti me te cilin shqiptaret kane kryer aktivitetet e tyre kriminale i ka promovuar ata ne rrjetin e mafias duke bere qe prania e tyre te jete gjithnje ne rritje.

Organizata me e fuqishme shqiptare kriminale ne Nju Jork deri ne kohet e fundit ka qene grupi Rudaj. Sipas prokuroreve federale Aleks Rudaj nje shqiptar nga Mali i Zi ka qene udheheqes i grupit i cili eshte themeluar me 1993 ne Uestceshter te Nju Jorkut.

Agjentet e FBI-se thone se ne 2004-en organizata Rudaj eshte konsideruar e gjashta ne mesin e familjeve kriminale pas familjes Bonanno Colombo Gambino Genovese dhe Lucchese. Rudaj dhe 21 anetaret tjere te grupit jane arrestuar ne tetor te 2004-es kurse me 16 qershor te 2006-es ai eshte denuar me 27 vjet burgim per reketim dhe plackitje.

Niveli dhe kompleksiteti i aktiviteteve kriminale ne te cilat jane perfshire bandat shqiptare ne SHBA demonstrojne rendesine e tyre ne rritje ne mesin e komunitetit kriminal. Duke bashkepunuar edhe me organizatat tjera kriminale jane krijuar edhe grupe te profilit te larte sikurse qe eshte grupi Krasniqi apo ai Rudaj. Edhe pse ne dhjetevjeteshin e fundit kane ndodhur disa arrestime te nivelit te larte niveli i aktiviteteve kriminale ne te cilat perfshihen bandat shqiptare deshmon se ata do te vazhdojne ta kene nje rol ne rritje ne krimin e organizuar ne Shtetet e Bashkuara.







13 Dhjetor 2010