Në kuadër të projekteve në ndihmë të familjeve në nevojë , nën kujdesin e veçantë të presidentit të universitetit "Kristal", Ahmet Muçaj universiteti "Kristal" dhe Unioni Shqiptar për Cilësinë e Jetës, kanë organizuar ceremoninë e dhurimit të bursave të studimit për familjet shqiptare në nevojë . Në këtë aktivitet u dhuruan 10 bursa studimi për në universitetin "Kristal" ku përfituan student më aftësi të kufizuara , jetim , pjesë nga komuniteti rom dhe të rinj tjerë me nevoja të veçanta.

Ndërkohë rektori i universitetit "Kristal", Mariglen Spiro theksoi se në të ardhmen kompania do të vazhdojë të mbështesë të rinj në nevojë si shprehje e përgjegjësisë dhe misionit që kjo kompani ka për edukimin e të gjitha brezave.