Te shkruash tani per zgjidhjen e krizes politike ne pamje te pare do te dukej nje pune e bezdiseshme per publikun e gjere i cili deri tani pra qysh prej nje viti tek nisi ndjeshem kjo krize mund te kete degjuar dhe pare shume e shume deklarata dhe manifestime per nevojen e transparences se zgjedhjeve te fundit paralamentare me 28 Qershor 2009. Megjithate gjate ketyre diteve kjo teme mbetet perseri mjaft e rendesishme ne disa plane dhe nga ca qendrime te reja.
Realiteti qe perjetojme ka te beje sidomos me pragun e fillimit te sesionit te dyte kuvendor te ketij viti qe pa tjeter do ti kushtohet debateve te reja rreth kesaj teme apo nisjes se veprimtarise se komisionit hetimor parlamentar mbi transparencen e ketyre zgjedhjeve me pritjen e dekretimit nga Presidenti i Republikes te dates per mbajtjen pas 9 muajsh te zgjedhjeve lokale me parashikime he per he te nje pjesemarrje mjaft te diskutueshme me ballafaqimin konkret te forcave politike te vendit per zgjidhjen efektive te krizes nepermjet Rezolutes se Parlamentit Europian nga zbatimi i se ciles eurodeputetet ne nje te ardhme shume te afert pritet te marrin vendime politike per heqjen ose jo te vizave ne Zonen Shengen ndaj qytetareve tane dhe pakez me vone per dhenien Shqiperise te statusit te kandidatit zyrtar ne Bashkimin Europian me rritjen e tensioneve ekonomike e sociale duke ua nxjerre shqiptareve nervat ne cipe te lekures me paralizimin gjithnje e me teper te kapaciteteve legjislative e administrative.
Keto kushte duket qe kane ndikuar per te plastifikuar dhe artikuluar ne skenen politike qendrime te reja disi vetem disi dhe siperfaqshem te ndryshme nga ato te deritashmet. Keshtu per shembull perkunder deklaratave te disa anetareve te Komisionit Qendror te Zgjedhjeve dhe te deputeteve te maxhorances parlamentare per domosdoshmerine e djegjes se fleteve te votimit lideri i tyre Kryeministri Sali Berisha doli para pak ditesh ne nje konference shtypi ne Petrele dhe iu pergjigj nje pyetjeje te gazetareve duke sqaruar dhe garantuar qe fletet e votimit nuk do te digjen. Por duke nxjerre perseri barrieren e zakonshme te tij per te shkuar te rinumerimi i votave vendimi perfundimtar i gjykates i cili - sipas zotit Berisha - ka rrugen e tij por jo politike. Do te zgjateshim po ti tregonim tani lexuesit se sa pak u influencokerkan te ne nga presionet politike vendimet e gjykatave. Por per tiu permbajtur kesaj teme mbase eshte e nevojshme te kujtojme proceset gjyqesore dhe vendimet e Kolegjit Zgjedhor qe pergjithesisht la ne fuqi ato te kontestuara te Komisionit Qendror te Zgjedhjeve i cili nga ana e vet shkeli haptazi mese nje here urdherimet porosite aspak ekuivoke te nenit 138 te Kodit Zgjedhor per te bere rinumurimin e votave nese kjo kerkohet nga jo me pak se dy anetare te ketij Komisioni. Dhe pikerisht ketu pasi u konstatua edhe ne raporte te ODIHR - it keqadministrimi i procesit se paku ne nje te treten e zonave zgjedhore mund te thuhet qe nisi kriza politike ne Shqiperi me pasoja komplekse dhe drejt thellimit te pandalshem te ketyre pasojave. Prandaj smund te merret seriozisht mburrja diteve te fundit e kreut te ekzekutivit sipas te cilit me kreun e opozites paska ndermarre reformat me te thella ne historine e karrieres se tij politike kur rendesia me e madhe e ndryshimeve te vitit 2008 ne Kodin Zgjedhor konsistonte pikerisht te konsakrimi i sigurise se procesit zgjedhur qe shprehej ne nenin 138 te ketij Kodi nate nen qe u shkel publikisht me te dyja kembet nga perfaqesuesit e zgjedhur prej spektrit politik te djathte. Nderkohe askush nuk do te kishte te drejte qe per zgjidhjen e kesaj krize ti referohej nje neni tjeter te Kodit nenit 178 sipas te cilit sidoqofte i lihen KQZ - se ne dispozicion per depozitimin e materialeve zgjedhore ne Arkivin e Shtetit plot 24 muaj pas perfundimit te te cileve mund te asgjesohen fletet e votimit. Gjithsesi per sa kohe keto flete ende nuk jane shkrumbuar sigurisht qe konsiderohen dokumente zyrtare te drejten per informimin e te cilave e garanton neni 24 i Kushtetutes. Sikurse ne rrethana te tilla do te ishte me te vertet nje humbje kohe ti drejtohesh Gjykates Kushtetuese qe ta zgjidhe kete ngerccedil kur nje vendim i ketij organi te rishikimit kushtetues i dhene ne Maj te 2003 - shit u hap rruge komisioneve hetimore parlamentare per te hetuar rreth ccedileshtjeve te veccedilanta dhe me interes te pergjithshem ose publik. Humbje kohe do te perbente gjithashtu ne mos me teper hartimi e dergimi nga opozita e nje kerkese Komisionit te Venecias sepse keshtu jo vetem qe do te zgjatej fillimi i funksionimit te komisionit hetimor te cilit nuk mund ti kufizohet padrejtesisht objekti por edhe sepse tagrin per ti kerkuar opinion atij Fondacioni per Demokraci Nepermjet te Drejtes nuk e kane subjektet politike perveccedil organeve dhe personave me rendesi te veccedilante shteterore si Presidenti i Republikes Kuvendi i Shqiperise Keshilli i Ministrave dhe Gjykata Kushtetuese. Ne situatat konkrete e vetmja rruge efikase dhe me e shkurter mbetet qe ti drejtohet Komisionit te Venecias Kryetarja e Kuvendit te Shqiperise ne emer te ketij Kuvendi edhe gjate veprimtarise se komisionit hetimor te ngritur nje dite e me pare.
Tani kur merret vesh qe Partia Socialiste i ka paraqitur propozimet e saj zyrtare duke u cilesuar keto nga lideri i maxhorances parlamentare si serioze me elemente racionale dhe ne perputhje me Rezoluten e Parlamentit Europian nga Levizja Socialiste per Integrim degjohen zera qe shprehen se PS e ka lexuar mbrapsht kete Rezolute. Se sa mbare e lexojne keta te fundit kjo nuk ia vlen te thuhet. Por e rendesishme eshte qe shumica e cilesuar e eurodeputeteve e miratoi njezeri Projektin e ketij Dokumenti duke theksuar nevojen e transparences se plote te zgjedhjeve te vitit te kaluar. Dhe ne asnje paragraf te Rezolutes nuk gjendet te kerkohet ndonje veccedilim i fleteve te votimit nga materialet zgjedhore. Ndodhi vetem qe gjate votimit te zhvilluar ne Strasburg ti vihej veshi nje nderhyrjeje midis plot te tjerave te zonjes Doris Pack qe ne vendin ku thuhej te gjitha materialet zgjedhore te hiqej fjala te gjitha. Megjithate ky retushin ne asnje rast nuk mund te perjashtoje hetimin e kutive te fleteve te votimit. Sidomos kur rezultatet e verifikimit te kutive te tjera qe permbajne bie fjala listat dhe proces - verbalet zgjedhore mund te kontestohen nga anetare te veccedilante te komisionit hetimor. Keshtu pra fletet e votimit mbeten amortizatori i te gjitha kundershtive vetjake e partiake prandaj rinumerimi i tyre i mundshem ne menyre te pjeseshme apo te pergjithshme kurresesi nuk mund te injorohet. Aq me pak te fshihet nga rendi i punes se komisionit ndonese - siccedil behet e ditur keto dite - Partia Demokratike e ka dhene pergjigjen per fletet e votimit duke ofruar edhe ne paketen e propozimeve te reja te njejtin qendrim te mbajtur gjate gjithe muajve te krizes. Ne situata te tilla eshte e kuptueshme qe zgjidhja ka te beje jo vetem me vleresimin maksimal te mekanizmave teknike te shqyrtimit por sidomos me venien plotesisht ne jete te vullnetit politik te te gjitha forcave politike te perfaqesuara ne Parlament veccedilanerisht te atyre kryesore qe konfigurojne teresisht dhe realisht binomin pozite - opozite. Nese mosmarreveshjet e deritanishme nuk do te fashiten qysh ne fillim te sesionit te ri kuvendor atehere sipas te gjitha gjasave gjendja do te turbullohet edhe me teper me nderlikime te pallogaritshme. Ajo qe mund te shprehet tani per tani si nje gje e sigurt eshte qe qytetaret tane do te ofshajne parreshtur duke kujtuar ate qe ka thene nje filozof i madh me sarkazmen tipike te anglezeve Mjere ne per njerezit tane te medhenj qe sa te vegjel jane.