Kroacia ka bërë sot një hap tjetër të sigurt drejt anëtarësimit me të drejta të plota në Bashkimin Evropian, pasi iu dha drita jeshile nga Brukseli që ti bashkohet grupit prej 27 shteteve në vitin 2013.


Presidenti i Komisionit Evropian, Hoze Manuel Barroso, ka thënë se Kroacia i ka kompletuar me sukses gjashtë vitet e negociatave duke u bërë kështu vendi i 28 që pritet ti bashkohet familjes evropiane.


Ai ka rekomanduar mbylljen e katër kapitujve të fundit nga 35 që janë gjithsej për vendet që aspirojnë anëtarësimin.


Hapi tjetër është që liderët e vendeve anëtare të BE-së të japin mbështetjen politike për vendimin në samitin e qershorit më 23 dhe 24 qershor.