Tekniku karizmatik ka kerkuar qe skuadra e tij te kthehet me nje rezultat pozitiv nga transferta e veshtire e Kievit.

Humbja me Angline ne Zagreb ka ulur me kembe ne toke Kroacine e cila nen drejtimin e Slaven Bilic do rinise edhe nje here aventuren e eleminatoreve te boterorit 2010 kete fundjave. Per ballkanasit do mungoje sulmuesi Eduardo da Silva, i cili nuk do udhetoje ne Ukraine per transferten e veshtire pasi prej muajsh vuan nga nje demtim i rende.

“Rekuperimi i Eduardos po ecen me ritmet e duhura pasi ai ka rinisur stervitjen dhe besoj se do bashkohet me Arsenalin para Krishtlindjeve”, eshte shprehur Bilic, duke u dhene nje fije shprese tifozeve “topcinj” por edhe skuadres se tij. Me tej, Bilic ka folur edhe per ndeshjen kunder Ukraines, duke kerkuar nga djemte e tij qe te marrin nje rezultat pozitiv.

Ajo cka kerkon Bilic nuk eshte e pamundur pasi edhe ne te shkuaren Kroacia ka treguar se humbjet mund t’i ktheje ne energji pozitive. Kroacia ishte nje nga te paktat skuadra qe mahniti me lojen e saj ne Euro 2008 dhe padyshim, nje merite te madhe per kete ka edhe tekniku i ri, Slaven Bilic.