Kroacia ka hedhur nje hap te madh perpara drejt antaresimit ne Bashkimin Evropian. Nderkohe qe jane numeruar thuajse te gjitha votat rezulton se referendumi mbi antaresimin ka marre mbeshtetje nga 66 per qind e pjesemarresve. Perkrahesit e antaresimit ne BE shpresojne se ekonomia e vendit mund te perfitoje nga perfshirja e Kroacise ne tregun e perbashket evropian.



Udheheqesit kroate po festojne sot pas rezultateve te kenaqshme te referendumit mbi perfshirjen e vendit ne Bashkimin Evropian. Votuesit kroate i dhane dje nje mbeshtetje te dukshme antaresimit. Pas numerimit te thuajse te gjitha votave del se 66 per qind e pjesemarresve ne referendum votuan per antaresimin.


Kroatet kane vendosur qe Kroacia te behet anetare e Bashkimit Evropian. I pergezoj te gjithe. Ky eshte nje vendim historik dhe dua te nenvizoj se per te here te pare ne historine tone kemi marre nje vendim vete pa nderhyrjen e askujt. Ky eshte nje moment kthese. Qe sot e tutje do te marrim vendime vete dhe suksesi apo deshtimi do te varen nga ne vete.


Presidenti kroat Ivo Josipovic ne komentet e tij me kete rast u ndal edhe tek ata kroate 33 per qind e pjesemarresve ne referendum qe votuan kunder antaresimit


Zonja e zoterinj miq te dashur sot deklarova nje dite te madhe per Kroacine. Kjo eshte dite e madhe si nga rendesia edhe nga rezultati. Kroacia ka zgjedhur Evropen ka zgjedhur bashkimin me te gjitha shtetet evropiane qe perpiqen per perparim. Edhe ajo qe presim nga Bashkimi Evropian eshte e madhe. Vendimi e identifikon Kroacine si nje vend evropian me nje te ardhme evropiane. Pergezoj te gjithe ata qe moren pjese ne votim. Falenderoj edhe ata qe votuan kunder. Mendimet e tyre shqetesimet dhe dilemat e tyre do ti kemi parasysh. Por ajo qe eshte e rendesishme eshte se morem nje pergjigje te fuqishme Po per Evropen.


Pergezime erdhen edhe nga institucionet drejtuese te Bashkimit Evropian. Ne emer te Komisionit Evropian foli Presidenti Zhoze Manuel Barrozo


Mirepres popullin kroat ne Bashkimin Evropian. I mirepres kroatet ne familjen evropiane. Tani jeni ne rrugen drejt shnderrimit ne vendin e 28 anetar te Bashkimit dhe per kete duhet te jeni krenare. Jam i bindur se antaresimi do te sjelle shume mundesi dhe perfitime te reja per Kroacine.


Megjithe rezultatin e fuqishem ne mbeshtetje te anetaresimit duhet theksuar se vetem 47 per qind e kroateve me te drejte vote moren pjese ne referendum. Kjo eshte nje shifer shume me e vogel se 84 per qind e pjesemarrjes se shenuar kur u organizua referendumi per pavaresine e vendit ne vitin 1992. Pjesemarrja ne referendum ishte nder me te ultat te regjistruara nder ato vende qe organizuan referendume kombetare per antaresim. Kroatet qe kundershtojne antaresimin ne BE shqetesohen se vendi do te humbe sovranitetin dhe identitetin kombetar.


Kroacia nenshkroi traktatin e antaresimit vitin e kaluar dhe do te behet vendi i 28 anetar i Bashkimit ne korrik te vitit te ardhshem pasi marreveshja te ratifikohet nga te 27 vendet anetare aktuale.