Veliaj ne Rrugen Dritan Hoxha (2)Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka përuruar sot rrugën Dritan Hoxha. Ai ka zgjedhur të pedalojë me biçikletë, së bashku me një grup të rinjsh, duke përshkruar të gjithë korsinë e dedikuar për ta.


Kryebashkiaku Veliaj tha se rruga Dritan Hoxha është me 6 korsi, nga të cilat tre janë për automjete, një për autobus, një për biçikletë dhe një për këmbësorët.


Ne besojmë që një qytet i mirë nuk është ai ku çdo njeri ka makinë dhe të pasurit kanë makina të shtrenjta, por ku çdo njeri pavarësisht se është i pasur apo në gjendje jo të mirë ekonomike, të ketë mundësi të ndihet i barabartë. Duke i dhënë tre korsi këmbësorëve, çiklistëve dhe atyre që përdorin transportin publik po japim edhe vizionin tonë se cili është qyteti që duam të ndërtojmë dhe qyteti ku besojmë, deklaroi Veliaj.


Kryetari i Bashkisë së Tiranës njoftoi se ky sistem i paraprin reformës në transportin publik.


Vitin tjetër do të kemi një sistem të ri të linjave të autobusëve dhe elektronik të biletës, që do të favorizojë studentët dhe pensionistët. Ky fillim i ri i kësaj arterie të korsive të dedikuara të autobusëve e biçikletave i paraprin dhe projektit për modernizimin e transportit publik, deklaroi kryetari Veliaj.


27 nëntor 2015 (gazeta-Shqip.com)


Ky shkrim Kryebashkiaku Veliaj përuron rrugën Dritan Hoxha u publikua me pare te Gazeta SHQIP Online.