Kryeministri Berisha priti në një takim përfaqësuesin e lartë të Departamentit Amerikan të Thesarit, i ngarkuar me asistencën teknike, zotin Larry McDonald.


Kryeministri Berisha falenderoi Departamentin Amerikan të Thesarit për asistencën e ofruar në menaxhimin e borxhit dhe thesarit dhe e informoi zyrtarin amerikan për politikat e qeverisjes për përmirësimin e klimës së bisnesit,uljen e barrës fiskale dhe zbatimin e shërbimeve : “One stop shop” për liçensat, e-procurement, e-taxes.


Bashkëbiseduesit diskutuan edhe rreth zhvillimeve në sektorin financiar, tregun e kapitaleve, sektorin bankar dhe strategjinë e fondit të pensioneve.


Biseda u përqëndrua edhe në masat e qeverisë shqiptare për të kompensuar efektet  e rritjes së inflacionit.


Përfaqësuesi i Lartë i  Departamentit Amerikan të Thesarit vlerësoi përpjekjet e qeverisë shqiptare jo vetëm në ruajtjen e parametrave buxhetorë, por edhe në zbatimin e politikave mirëqeverisëse për uljen e borxhit.