Kryeministri Berisha ka vizituar sot trashëgimtarin e fronit Mbretëror shqiptar, Leka Zogu i Parë i cili vijon të mbahet nën mjekim në QSUT.

 


Në një prononcim për mediat, kryeministri Berisha theksoi se Leka Zogu ka shenja përmirësimi dhe se pasi ka komunikuar me të ai është shprehur optimist që do e kalojë këtë situatë.

 


“Uroj që Leka Zogu ta lërë sa më shpejt spitalin. Do bëjmë gjiçka për përmirëmësimin e gjendjes së tij” ka theksuar Berisha.

 


Pretendenti i Fronit të Mbretërisë Shqiptare, Leka Zogu i Parë u shtrua me urgjencë në spital, në gjendje të rëndë shëndetësore.

 


Mësohet se Leka Zogu i Parë u shtrua mbrëmjen e djeshme në reanimacionin e spitalit nr.5 në kryeqytet, pas problemeve me zemrën.