Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka emëruar të mërkurën gjashtë zëvendësministra në ministritë e Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit thuhet se, pas konsultave me partnerët e koalicionit qeveritar, kryeministri Isa Mustafa vendosi që të emërojë:

Mirjana Jevtiq, zëvendësministre në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale,

Milan Radojeviq, zëvendësministër në Ministrinë e Punëve të Brendshme,

Sladjan Nikolçeviq, zëvendësministër në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor,

Radoljub Mladenoviq, zëvendësministër në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural,

Biljana Popoviq, zëvendësministre në Ministrinë e Financave, dhe

Nusret Hoxha, zëvendësministër në Ministrinë e Drejtësisë.

Kryeministri Mustafa, po ashtu ka emëruar Ivan Tomiq, këshilltar politik dhe drejtor të Zyrës për Çështje të Komuniteteve