Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, do të udhëtojë nesër në Tiranë, për të marrë pjesë në Forumin Ekonomik të Vjenës.

Këtë e ka konfirmuar për gazetën "Zëri", zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës Arban Abrashi.

" Po, kryeministri Mustafa, nesër është në Tiranë", ka thënë shkurt Abrashi për "Zëri".

Ndryshe, në këtë forum të nivelit të lartë, do të marrin pjesë kryeministrat e vendeve të rajonit, liderë të vendeve të BE-së, udhëheqës të lartë të Bashkimit Evropian si dhe personalitete të shquara evropiane dhe më gjerë.