Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, u prit sot në takim pune nga kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Edi Rama.

Kryeministri Mustafa po qëndron në Tiranë, ku do të marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit të linjës së re të interkonjeksionit 400 kw Kosovë-Shqipëri.