Kryeministri Sali Berisha zhvilloi dje nje takim me banore te qytetit te Elbasanit ne kuader te turit te tij "Shqiperia ne NATO". Por nje vend te vecante ne fjalen e tij zuri dhe lufta ndaj ryshfetit. Per kete arsye, Kryeministri Berisha u beri thirrje te gjithe shqiptareve te bashkojne moralin dhe fibren e tyre qytetare per t'i thene jo ryshfetit. "Mos harroni se ai qe te kerkon ryshfetin, ai eshte nje faqezi. Po te jete mjek eshte nje bluzezi dhe jo bluze-bardhe, po qe gjykates eshte me i zi se krimineli qe denon dhe po qe prokuror eshte me i zi se krimineli qe ndjek, po qe zyrtar eshte nje faqezi qe nuk duhet te jete aty ku eshte. Por, tani kombet e qyteteruara dhe njerezit e qyteteruar i marrin pergjegjesite. Mos jepni ryshfet se vertet mund te japesh sot nje qindarke per te fituar te drejten tende, por neser do te humbasesh shume me teper nga sa jep sot", theksoi Berisha, lidhur me kete ceshtje. Sipas tij, fitohet duke mos dhene ryshfet, por duke i dhene ate qe meriton, prangat dhe vetem prangat. "Ju duhet ta gjykoni Sali Berishen me rreptesine dhe ashpersine me te madhe, me verdiktin me te ashper, ne qofte se ju te dashur qytetare pranoni te faktoni vepren faqezeze te ketyre qe kerkojne te nxijne moralin tone dhe kerkojne ryshfet, ne qofte se Sali Berisha nuk u tregon prangat dhe ate qe meritojne", tha Berisha.


Investimet per arsimin jane katerfishuar


Pavaresisht se qeveria ka katerfishuar investimet per arsimin ne qytetin e Elbasanit, nje merite te madhe, sipas Kryeministrit Berisha, kane drejtuesit e Universitetit te Elbasanit per realizimin e investimeve. Kryeministri shpreh kenaqesine qe "trupi pedagogjik eshte ne lartesine e tij, dhe ata qe rekrutohen mundesisht te jene me grada shkencore".





Inspektim ne fabriken e letres


Kryeministri Berisha inspektoi nje fabrike per perpunimin e letres ne qytetin e Elbasanit, investim i nje firme private, me vlere 3 milione euro. "Kjo fabrike perpunon mbetjet e letrave te te gjithe Shqiperise dhe prodhon leter ambalazhi, e cila perdoret si ne vend ashtu edhe per eksport ne vendet e rajonit.