Kryeministri Berisha premtoi diten e djeshme ne Berat se aty do te ngrihej edhe nje universitet. Keshtu, kreu i qeverise deklaroi se kishte rene dakord me kryebashkiakun e qytetit per ngritjen e ketij universiteti. Nga ana tjeter, Berisha ne Berat deklaroi se edhe bashkia e qytetit do te vendosej ne nje godine te re, me komode. Po keshtu, kreu i qeverise premtoi dje ne Berat edhe permiresimin e infrastruktures se brendshme te qytetit, duke perfshire ketu edhe rikonstruktimin e bulevardit kryesor te ketij qyteti. Berisha theksoi se buxheti suplementar, i cili do te nis ndarjen e tij ne muajin korrik do t'ju jape bashkive dhe komunave ne vend mundesine qe te permiresojne infrastrukturen e zonave te tyre.