Bardh Spahia është emëruar sot zëvendësministër i Shëndetësisë. Vendimi është marrë në mbledhjen e sotme të qeverisë dhe është publikuar në faqen zyrtare të Këshillit të Ministrave.
“Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave vendosi:
Z. Bardh Spahia të emërohet zëvendësministër i Shëndetësisë”- thuhet ne vendimin, i cili hyn ne fuqi menjehere.
Bardh Spahia ka mbajtur edhe më parë postin e zëvendësministrit të Shëndetësise, nderkohe qe vetem pak kohe me pare ai ka dhene doreheqjen nga posti i Sekretarit të Përgjithshëm të Presidentit të Republikës, pa dhene ndonje motiv konkret.