Kryeministri Berisha priti dje në një takim përfaqësuesin e lartë të Departamentit Amerikan të Thesarit, i ngarkuar me asistencën teknike, zotin Larry McDonald. Kryeministri Berisha falënderoi Departamentin Amerikan të Thesarit për asistencën e ofruar në menaxhimin e borxhit dhe thesarit, dhe e informoi zyrtarin amerikan për politikat e qeverisjes për përmirësimin e klimës së biznesit, uljen e barrës fiskale dhe zbatimin e shërbimeve: “One stop shop” për licencat, e-procurement, e-taxes. Bashkëbiseduesit diskutuan edhe rreth zhvillimeve në sektorin financiar, tregun e kapitaleve, sektorin bankar dhe strategjinë e fondit të pensioneve. Biseda u përqendrua edhe në masat e qeverisë shqiptare për të kompensuar efektet e rritjes së inflacionit. Përfaqësuesi i Lartë i Departamentit Amerikan të Thesarit vlerësoi përpjekjet e qeverisë shqiptare jo vetëm në ruajtjen e parametrave buxhetorë, por edhe në zbatimin e politikave mirëqeverisëse për uljen e borxhit