“Ratifikimi nga Sllovenia i protokollit të NATO-s, njohja e Kosovës, janë shenjë e një përkrahjeje të vendit tuaj për Shqipërinë dhe ne e vlerësojmë shumë këtë mbështetje”- tha Kryetarja e Kuvendit gjatë takimit me Presidentin, Danilo Turk. 

TIRANE- Gjatë qëndrimit të tij në, Shqipëri presidenti slloven, Danilo Turk ka takuar dhe kryetaren e kuvendit, Jozefina Topalli.
“Ratifikimi nga Sllovenia i MSA-së, i protokollit të NATO-s, njohja e Kosovës, janë shenjë e një përkrahjeje të vendit tuaj për Shqipërinë dhe ne e vlerësojmë shumë këtë mbështetje”- tha Kryetarja e Kuvendit.

Duke u ndalur në dimensionin parlamentar, Presidenti Danilo Turk e cilësoi atë si thelbësor në marrëdhëniet mes dy vendeve.
Kryeparlamentarja vlëresoi si shumë të rëndësishme zgjedhjet e qershorit, duke përmendur dhe hapat e ndërmarra për këtë qëllim.
Biseda është fokusuar dhe në cështjen e liberalizimit të vizave, për të cilën Topalli theksoi se mbetet një ndër prioritetet e maxhorancës.
(e.n/News24/balkanweb)