Kryetari i Komisioneve të Ligjeve Ulsi Manja në një deklaratë për media ka ftuar opozitën që ti jap zgjidhje dhe jo zgjedhje çështjes për zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm.


Ftoj opozitën ti japim zgjidhje dhe jo zgjedhje këtij problemi tha Manja.


“Unë jam shumë i përgjegjshëm për detyrën dhe Kushtetutën që më ka ngarkuar ligji. Nëse kryetari i opozitës si jurist do ta lexoj vetë Kushtetutën dhe ligjin pa emocione, gjakftohtë, jam i bindur që edhe vendimarrja e opozitës në raport me procesin e caktimit të prokurorit të përgjithshëm në detyrë do të ishte një vendimmarrje krejtësisht tjetër. Shpesh herë kur Kushetutën dhe ligjin ta citojnë të tjerët je i detyruar të biesh në gabime. Jo rrallë herë, por në politikë ata që ta thonë apo ta lexojnë Kushtetutën mund të nisen dhe nga interesa të tjera për ti bërë qejfin kryetarit. E ftoj opozitën për dakordësi për procesin që edhe pse përkohësisht, ti japim Shqipërisë një profil të prokurorit të përgjithshëm që do ti kthejë dinjitetin e munguar atij institucioni, pse jo dhe gjithë sistemit të drejtësisë penale” – tha Manja


13 dhjetor 2017 (gazeta-Shqip.com)