06-06-2013 / Gazeta 55

Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli priti në takim nënkryetarin e Parlamentit të Hungarisë, János Latorcai, ndërsa pati një darkë pune me kryetarin e grupit të miqësisë në Senatin Francez Michel Berson dhe kryetaren e grupit të miqësisë në Parlamentit Francez, Viviane Le Dissez. Përfaqësuesit e lartë e dy parlamenteve ndodhen në Shqipëri në mbyllje të projektit të binjakëzimit për forcimin e Kuvendit të Shqipërisë, pjesë e Programit IPA të Bashkimit europian. Kryetarja e Kuvendit falënderoi për mbështetjen në forcimin e kapaciteteve të administratës dhe deputetëve të Kuvendit për përafrimin e legjislacionit dhe përmirësimin e funksioneve mbikëqyrëse të Kuvendit të Shqipërisë. Ajo theksoi se integrimi europian është objektiv prioritar i Kuvendit të Shqipërisë dhe të gjithë institucioneve shqiptare. Ne tha ajo, jemi të angazhuar maksimalisht për projektin e Shqipërisë Europiane. Nënkryetari i Parlamenti të Hungarisë, János Latorcai falenderoi Kryetaren e Kuvendit për mbështetjen që ajo personalisht i dha zbatimit të projektit, duke bërë që ky projekt ndërparlamentar të jetë shumë i suksesshëm. Në takim u bisedua për vijimin e projekteve të tilla, në shërbim të forcim të bashkëpunimit mes parlamenteve, por edhe në përshpejtimin e proceseve të integrimit të Shqipërisë në BE.

...