Arsenali eshte kualifikuar ne fazen e eliminimit direkt te Liges se Kampioneve pas fitores se veshtire ndaj Partizanit ne Emirates ndersa Shakhtari ka siguruar poziten e pare ne Grupin H te Liges se Kampioneve.


Arsenali filloi me mire takimin dhe ishte skuader dominuese por se Partizani do te mbante te frikesuar 60 mije Revolveriste ne Emirates kete nuk e ka pritur askush.


Fillimisht Robin Van Persie realizoi ne penaltia pas gjysme ore loje ne minuten e 30 per ti dhene Arsenalit epersine dhe per te na sinjalizuar se Arsenali do te stervise me serbet tashme pa gjasa per asgje.


Ne pjesen e dyte situata ndryshon. Ne minuten e 52-te golashenuesi me i mire ne Ligen e Kampioneve deri ne kete moment Cleo shokoi tifozet e Arsenalit me golin e barazimit per 1-1.


Wenger reagoi dhe solli ne loje Theo Walcott i cili shfrytezoi per mrekulli nje harkim ne zone nga Bacary Sagna te cilin me gjoks e ndali per ta fundosur me pas topin ne rrjete dhe per te zgjuar ne kembe stadiumin Emirates 73. Fitoren dhe rezultatin perfundimtar te kesaj sfide e konfirmoi Samir Nasri me golin e tij te 12-te kete sezon per 3-1 77.


Shakhtari me lehtesi mposhti me rezultat 2-0 portugezet e Bragas ne Donetsk te Ukraines.


Shakhtari perfundon si lider i Grupit H me 15 pike tri me shume se Arsenali ne poziten e dyte me 12 pike. Braga siguroi Europa League. Ne fazen e eliminimit direkt Arsenali mund te kete pune me skuadra te tilla si Real Madrid apo Barcelona.