Sergio Agüero, Gonzalo Higuaín, Lionel Messi dhe Ángel Di María ishin autorët e golave për Argjentinën në një ndeshje spektakolare që djemtë e Sabella luajtën në Buenos Aires ndaj Ekuadorit, takim i vlefshëm për kualifikueset e Kupës së Botës 2014.



Bardhekaltërit treguan potencën e tyre gjatë pjesës së parë duke shënuar 3 gola brenda 12 minutash.

Me këtë fitore Argjentina merr kryesimin e renditjes në Amerikën e Jugut në kuotën e 10 pikëve në 5 ndeshje.

Në vend të dytë ndjek Kili me 9 pikë, ndërsa në vend të tretë Uruguaji me 8 pikë, por me 4 takime të luajtura.

Të shtunën Argjentina do të luajë ndaj Brazilit një ndeshje miqësore në Nju Xhersi (SHBA).