Ka me shume se nje jave qe qytete dhe fshatra te ndryshme te vendit vuajne mungesen e energjise elektrike.

Mjaft problematike  situata paraqitet per fshatin Pacram te rrethit te Shkodres qe ndodhet fare prane hidrocentralit te Vaut te Dejes, ka nderprerje te energjise elektrike per 16 ore gjate dites.

Ne rrethin e Durresit, sidomos ne zonat fshatare nderprerja fillon ne oret e para te mengjesit deri ne mbremje dhe thuajse gjate gjithe nates.

Po ne te njejten situate ndodhen dhe banoret e fshatrave te rrethit te Elbasanit, ku nderprerja e energjise elektrike shkon deri ne 15 ore gjate dites. Kjo situate ka kufizuar edhe punen neper institucione te cilet per shkak te kesaj mungese nuk mund te kene nje proces pune normal gjate orarit zyrtar te punes.

Ne rrethin e Fierit banoret edhe pse vuajne mungesen e energjise elektrike duket se kane fituar imunitet dhe nuk u ben shume pershtypje ky fakt.