TIRANË – Prokurori Vexhi Muçmata pritet të jetë kandidati i PS-së në Kukës dhe të prezantohet së shpejti nga Kryetari i Partisë Socialiste. Por, deputeti i qarkut të Kukësit, Asllan Dogjani, ka vazhduar të prezantojë në shtyp,shqetësimet e socialistëve të Kukësit, të ngritura që nga emërimi i kryesocialistit të ri tëKukësit.
Sot, Asllan Dogjani, në përfundim të mbledhjes së grupit parlamentar të PS-së, është shprehur se ka shpresuar në një reflektim të kryetarit të Partisë, Edi Rama, për problemet që paraqet Kukësi, reflektim jo për kandidimin e tij personal, por për parimet e PS-së. Pavarësisht nga problemet dhe përplasjet e brendshme, “unë nuk do të largohem nga Partia Socialiste” – tha Dogjani, - “por do të vazhdoj të aderoj në të, sepse nuk merrem me individë, por me partinë”.


Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)