Zgjedhjet e sivjetme lokale u cilësuan si historike. Ato sollën si rezultat kryetarët dhe asamblistët e rinj të komunave. Por, ajo që ka karakterizuar edhe këtë proces mbase ishte fushata e gjatë zgjedhore.
Një muaj fushatë, padyshim që është përcjellë edhe me shumë gafa e skena humori, shkruan “Evropa e Lirë”.


Tubimet parazgjedhore shpesh u shndërruan në koncerte, kurse vizitat e pretendentëve për kryetarë të komunave në debate të përcjella me plot skena humori.


Fillojmë me kryeministrin Hashim Thaçi, i cili edhe pse nxori në garë për kryetar të Prishtinës një figurë mirë të njohur për opinionin, përkatësisht ish-komandantin e UÇK-së, Agim Çekun, në vazhdimësi sikur ishte ai i pari në fushatë,


“A doni me dalë..., edhe... dihet a?!” - ishin bëra frazat e njohura të kësaj fushate që përdoreshin nga Thaçi.


Ish-kryetari i Prishtinës, lideri i LDK-së, Isa Mustafa ishte i bindur në fitore për mandatin e tretë. Në një takim me elektoratin e fshatrave përreth Prishtinës ai i rikujtoi ata se u kishte asfaltuar rrugët dhe tani nëse nuk e votojnë, do t’i marronte Zoti.


Mungesa e ujit paraqet një nga problemet më të mëdha në Prishtinë. Gjatë fushatës së kandidatit të AKR-së, Korab Sejdiu, një nga banorët e Prishtinës ishte në gjendje t'i mobilizonte edhe pulat të votonin për të nëse ai do t’ua siguronte ujin e pijes.


Hiti i këtyre zgjedhjeve padyshim që ishte Kryetari Legjendar i Partisë së Fortë, Visar Arifaj. Ai përdori satirën, sarkazmin dhe parodizoi me premtimet e partive politike. Arifaj, ishte zëri i protestës, por ishte edhe zëri i dëshirës së partive politike.


Nëse risia, por edhe freskia e këtyre zgjedhjeve ishte Partia e Fortë dhe kryetari Legjendar, Visar Arifaj, hiti numër një muzikor mbase ishte ai i Motrave Bushi kushtuar kandidatit të AAK-së për kryetar të Gjakovës, Pal Lekaj. Shkolla e mjekësisë ishte një armë e fortë e dr.Palit.


Gjakova e kishte, por më nuk e ka më kryetarin, tash ka kryetare. E ajo është Mimoza Kusari Lila, e cila ishte gëzuar aq shumë sa nuk mund të besonte.


Do ta përmbyllim këtë kronikë me gabime me shefen e shtetit, Presidenten Atifete Jahjaga. Ajo po prezantonte një raport pune para Kuvendit. Zgjedhjet i vlerësoi historike dhe test i kaluar për Kosovën. Por, disi fjala kapitull nuk ishte në vendin e vet. /Indeksonline/