Perulen te gjithe egjiptianet teksa degjojne per te. Muhamed Ali, themeluesi i Egjiptit modern, i lindur nga prinder shqiptare ne Kavala te Greqise, ne vitin 1769, kur Perandoria Osmane sundonte Ballkanin, eshte pasaporte per gjithe shqiptaret qe shkelin ne Egjipt. Te gjithe e njohin. Edhe vocerraket qe sa zene liber me dore, dine te flasin per dinastine e tij, e cila e shnderroi Egjiptin ne nje shtet modern, pakez larg botes se prapambetur arabe. “Dua t’ju falenderoj ju, shqiptareve, pasi Muhamed Aliun nuk mund ta falenderoj dot per ate c’ka bere per Egjiptin!”. Teksa degjon keto fjale prej nje intelektuali egjiptian, qe eshte edhe zevendesrektori i Universitetit te Kajros, s’mund te mos ndjehesh miklim, perkedhelje dhe gjithfare emocionesh. U shua ne Aleksandri ne vitin 1849, por kjo nuk pengoi aspak pasardhesit e tij t’i jepnin forme nje dinastie te tere, duke qeverisur per dhjetera vjecare me radhe Egjiptin, deri ne revolucionin e vitit 1952.


Ndonese nder shqiptare pak njihet figura dhe bemat e tij, ai eshte babai i Egjiptit modern, dhe fale tij egjiptianet kane civilizimin e ketyre diteve. Ndersa ne Aleksandri kjo dinasti ne nje fare menyre identifikohet me “Pallatin e Farukut”, pinjoll i dinastise se Muhamed Ali, Kajro ka nje tjeter thesar. Pagezuar Citadel, keshtjella e Muhamed Ali i takon te jete edhe nje prej qendrave te Kajros se vjeter. Teksa shkel atje, kur thua se vjen nga Shqiperia e Muhamed Aliut, dyert hapen ndryshe. Miresjellja eshte shume me e madhe e punonjesit e Citadel, qe prej kohesh eshte shnderruar ne qender e lakmueshme per vizitoret, te tregojne me shume detaje. Cdo gje eshte me orar. Mesdita mbyll dyert e xhamise per vizitoret. Xhami brenda se ciles ndodhet edhe varri madheshtor i Muhamed Aliut. Cdo gje ruhet me fanatizem. Edhe kopjet e vjetra te celesave qe jane perdorur ne vitin e hershem 1800. Ne nje kend, pakez e fshehur dhe me shkalle qe te zbresin poshte, ndodhet nje tjeter godine. Jo kushdo hyn atje. Nuk lejohet te fotografosh, sidomos. Fotografi pa fund, prej kohes kur Muhamed Ali ishte vecse nje imcak deri ne zbardhjen e flokeve te tij. Ngjitemi ne katin e siperm. Dhoma e gjumit te shqiptarit qe themeloi Egjiptin modern eshte madheshtore, si gjithcka qe e rrethon. E paprekur! Ngjall jo pak kersherine e atyre qe vijne per ta pare. Duhet te kundrosh cdo gje nga larg. Aspak veshtire nuk eshte te pikasesh portretin e nje gruaje tejet te bukur, nder orendite nen nje arredim me shije teper te holle. Eshte portreti i bashkeshortes se Muhamed Aliut. Pakez me tej, nje tjeter dhome eshte e mbushur me portrete figurash mashkullore teper te kendshme. Jane princer nder dekada.


Mes tyre eshte edhe nje prej pinjolleve te dinastise, mbreti Faruk. Hijeshia e tij mashkullore ka jo pak nam nder egjiptiane, por edhe nje lloj neverie per te shprehet hapur.


Me tej eshte xhamia! Nje nder me te medhate ne Kajro, por edhe teper e famshme, pasi mban emrin e Muhamed Aliut. Sidomos aty ruhet cdo gje me fanatizem, ndersa varri i tij mund te shihet vetem pertej kangjellave. S’mund te fotografohet nga kushdo, vetem se nese tregon se je nga Shqiperia, mund te kesh te tjera privilegje. Mund te mbash ne dore edhe duart, me te cilat hapen ato dyer te renda, brenda te cilave ndodhet varri, por edhe mund te fiksosh gjithcka e rrethon.


Xhamia eshte thjesht madheshtore. Tej, ne fund eshte faltorja. Dhe ate s’mund ta preke kushdo, por shqiptareve serish ju lejohet. Duket se eshte mirenjohja e madhe e egjiptianeve per ate cka shqiptari Muhamed Ali ka bere per Egjiptin, duke themeluar shtetin e modern. Duke e shnderruar ate ne nje oaze shume me afer Evropes, ndonese i rrethuar nga bota arabe.


Kajro, aty ku jetojne edhe shqiptaret


Nuk eshte aspak cudi! Shqiptari Muhamed Ali ka themeluar Egjiptin modern shekuj shkuar, ndersa sot jane jo pak shqiptare qe kane ndertuar jeten e tyre ne Kajro, kryeqytetin e zhurmshem te Egjiptit. Nje pjese e mire e tyre kane mbetur atje pas perfundimit te studimeve, pasi Tirana a Shqiperia s’ju shkonte me per shtat. Ami eshte vajza tiranase, qe tanime eshte kthyer ne banore te perhershme te Kajros se pagjume. Pjesen me te madhe te dites e shkon duke folur shqip, pasi edhe shtepine e ndan me te tjera vajza shqiptare, qe kane zgjedhur universitetet e vjetra te Egjiptit per te thelluar dijet e tyre. “U ktheva ne Tirane per me se 2 vjet, por s’mund ta rri atje me gjate”, rrefen Ami ne nje preja tyre bisedave mes shqiptaresh. E per te perballuar jetesen i duhet te punoje jo pak. Perpos te qenit mesuese ne nje prej shkollave fillore te Kajros, punon edhe ne nje kompani amerikane. Ndersa takimet me shqiptaret qe vijne nga larg, prej tokes se saj mbeten perhere raste per t’u shenuar, pasi i heqin pakez nga malli qe ka per vendin e saj. Te tjera vajza shqiptare qe si Ami nuk jane kthyer ne Shqiperi, kane krijuar familjet e tyre ne Egjiptin e larget, por edhe te lakmueshem. Tregohen jo pak raste vajzash shqiptare qe pas perfundimit te studimeve ne dege te ndryshme dhe universitete te ndryshme te Kajros kane krijuar familjet e tyre atje. Por ama edhe shume te tjere jane kthyer ne Shqiperi.


Mirepo, Kajro flet shqip jo vetem ne rruge. Ne valet e nje radioje ka program ne gjuhen shqipe dhe eshte Shpetim Fili, ai qe drejton emisionin ne gjuhen tone. Tanime jeta e tij eshte ne Kajro, pasi prej 16 vjetesh ai jeton dhe punon ne kryeqytetin e Egjiptit. I eshte pershtatur jetes atje, beson dhe jeton si gjithe banoret e qytetit, por s’mund te mos jete i permalluar per Shqiperine. E perpos punes se perditshme ne radio, i duhet te beje jo rralle edhe perkthyesin per grupe te ndryshme shqiptaresh, pjese e kurseve te ndryshme te trajnimeve qe mundesohen nga qeveria egjiptiane. Duket se kete nuk e sheh thjesht si pune prej se ciles perballon jetesen, por mbi edhe si nje pike te forte lidhjeje me Shqiperine e tij, me te cilen eshte ndare vite shkuar.