Nga Bledi Mane


Sot u nderrua ora ndaj dhe lajmin per oren e kemi.


Keto dite policia ka bere namin ne aksionet per sekuestrim drogerash. Vecanerisht vetem dje jane kapur rreth 250 kg hashash.


Por si ne cdo aksion spektakolar patjeter ana e humorit te hidhur nuk mungon me policet tane.


Diku dekonspirojne, diku nxjerrin foto prostitutash, diku dhunojne para kamerave e po para kamerave nje nga punonjesit e Antidroges ne Tirane tregon hapur edhe oren e tij te shtrenjte.


Hublot, oret ekskluzive zviceriane prodhohen ne nje numer te limituar çdo vit. Cmimet e tyre ne varesi te modelit fillojne nga 18.000 deri ne 300 mije dollare.


Polici qe shikoni ne foto (edhe ne videon zyrtare te aksioneve) duhet te jete tepelenas qe sfidon kaq hapur fukarrallekun tone dhe e ka fiksim te mburret me kete dhurate te shtrenjte.


A nuk ia vlen te behem polic kur te rritem?


4445