policia_kurbin_7455Një 50-vjeçar është vrarë me armë zjarri pasditen e së shtunës në fshatin Gallatë të Kurbinit.

Viktima është Mark Ndreca nga Malësia e Kurbinit.

Sipas burimeve policore, dyshohet se, autori është Tom Lala, 69 vjeç.

Të njëjtat burime thanë se, shkak ka qenë një konflikt mes tyre për motive të dobëta pas një sherri që kishin pasur një ditë më parë Mark Ndreca, 50 vjeç dhe Tom Lala 69 vjeç.

Një ditë më parë, Mark Ndreca ishte denoncuar në polici nga Tom Lala, pasi ai e kishte kërcënuar dhe kanosur me vdekje.

Sipas policisë, Ndreca i kishte marrë dy shina hekuri autorit të dyshuar Tom Lala.

Policia tha se, është vënë në ndjekje të autorit të dyshuar.