Barcelona rrezikon të humb titullin e La Ligës në rast se shpallet fajtore për kurdisjen e ndeshjes kundër Deportivo La Corunas.




Autoritetet e La Ligës janë duke hetuar ndeshjen mes Barcelonës dhe Deportivo La Corunas, e dyshuar për kurdisje.

Mbrojtësi i La Corunas, Albert Lopo ka pranuar se kishte kërkuar nga Xavi që katalanët të ulin ritmin e lojës, gjë të cilën ia aprovoi ylli i skuadrës nga Camp Nou.

AdPlatformZone = {id: "f95795dd0",format: "410x0"};


Në fund, nga epërsia 2:0 e Barcelonës, ndeshja u mbyll në barazim 2:2, që e shpëtoi La Corunan në La Ligë.

Mirëpo, ballafaqimi ka përfunduar nën hetime.




Dhe, sipas mediave spanjolle, në rast se gjenden dëshmi të sakta për kurdisje të rezultatit, Barcelona do ta paguajë shtrenjtë, madje edhe me humbjen e titullit në La Ligë.