TIRANE - Policia e Shtetit ka vendosur qe me daten 8 gusht te behet konkursi i dyte per efektiv te Patrulles se Pergjithshme. Gjithashtu, burimet zyrtare kane bere te ditur dhe pyetjet, modeli i te cilave do te bien ne testin qe do te behet ne gusht. Pyetjet jane pergatitur nga Qendra Kombetare e Ministrise se Arsimit, dhe jane logjike duke u bazuar ne dijet e marra nga konkurrentet gjate shkolles se mesme. Ne konkursin qe do te behet perseri policia ka perjashtuar pese aplikantet qe moren piket maksimale ne konkursin e pare. Burimet zyrtare te Drejtorise se Pergjithshme e Policise se Shtetit kane bere te ditur se, te gjithe personat, shtetas shqiptare, qe nuk kane mundur te aplikojne per te vazhduar konkurrimet per "Patrullen e Pergjithshme", jane te ftuar te aplikojne nga data 17-30 korrik 2008, prane Drejtorive te Policise ne qarkun ku ata jetojne. Gjithashtu jane bere te ditura dhe dokumentet qe duhen dorezuar per tu regjistruar pervec diplomes se shkolles se mesme. Keshtu aplikantet duhet te paraqesin ne Drejtorine e Policise se Qarkut, formularin e plotesuar te aplikimit, te percaktuar nga struktura qendrore e personelit ne Drejtorine e Pergjithshme te Policise, fotokopje te pasaportes ose certifikate lindjeje me fotografi, deshmine e penalitetit, si dhe fotokopje te deshmise se aftesise se drejtimit te automjetit te tipit B. Nga te dhenat eshte mesuar se, konkurrimi me shkrim do te behet ne daten 8 gusht 2008 ne ambientet e Pallatit te Kongreseve dhe do te nise ne oren 07:00. Kuotat e pranimeve ne Shkollen e Policise do te jete 150 persona. Policia ka deklaruar se, personat qe kane qene te regjistruar me pare duhet te paraqiten ne Drejtorite e Policive ne Qarqe per te marre fleten e pranimit bashkelidhur me fotografi. A. Cena


1040 aplikante


U regjistruan per konkursin e pare te Patrulles se Pergjithshme Speciale, qe u zhvillua ne daten 10 korrik. Ne kete test dolen fitues vetem pese prej te regjistruarve nderkohe qe pjesa tjeter nuk arriti te marre piket e duhura.





8 gusht


Do te zhvillohet konkursi i dyte i organizuar nga Policia e Shtetit, pas deshtimit te te parit. Kjo gje eshte bere e ditur dje nga burimet zyrtare te ketij institucioni qe kane ftuar dhe kandidate te tjere qe te regjistrohen per kete date.