Jeta dhe vepra e muzicientit të njohur së shpejti do të shfaqet në formë të një dokumentari, i cili do të zbulojë gjithçka që Cooper fshehu deri tani nga opinioni.

Antropologu dhe regjisori kanadez, Sam Dunn, i cili njihet për filmat e tij për muzikën heavy metal, si "Iron Maiden: Flight 666" dhe "Metal: A Headbanger's Journey", aktualisht po punon në filmin dokumentar për rok muzicientin amerikan, Alice Cooper.

"Ai është një personazh fascinant, që ka kaluar shumëçka në jetë”, pohon Dunn.

Edhe pse Cooper ka kohë që s’ka pasur ndonjë hit, ai njihet nga të gjithë, për shkak të ndikimit në pop-kulturë, andaj Dunn synon që në dokumentar të përqendrohet në fillimin e karrierës së Cooper, dhe në kthimin e tij në skenën e viteve të 80’a.

"Do të rrëfej, për ngritjet dhe rëniet, për betejën me alkoolizmin, për atë se si është edukuar në një familje të krishterë, dhe për shumëçka tjetër..”, sqaron Dunn.

Premiera e dokumentarit do të duhej të shfaqet në Festivalin e Filmit në Toronto, në vitin 2012.